Një efektive e Policisë Rrugore mbeti e plagosur paraditen e kësaj të mërkure në Vorë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime zyrtare të policisë së Tiranës thonë se ngjarja ndodhi pranë një karburanti.
Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë e dëmtuar mbeti efektivja Arta Shurbi, e cila ndodhej në shërbim.
Ajo është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje momentalisht nuk janë të qarta.
“Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore Arta Shurbi, (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia në një njoftim për mediat.
- “Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë - 28/10/2026
- Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve - 28/10/2026
- “Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin - 28/10/2026