24.5 C
Tirana
29 / 04 / 2026

NIKOLLË LESI/ Gazetari dhe botuesi i njohur feston sot ditëlindjen

Sot është ditëlindja e Nikollë Lesit, ndër gazetarët  dhe botuesit më të njohur në vend.

Emri i zotit Lesi lidhet me shtypin e lirë dhe padyshim me gazetën e parë të pavarur në Shqipëri, “Koha Jonë”.

Pas mbarimit të studimeve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë, ai i’u përkushtua mësuesisë, por vetëm për pak kohë, pasi pasioni i tij ishte gazetaria.

Me ardhjen e ndryshimeve demokratike, fillimi i viteve ‘90 ka shenjuar edhe ndryshimin e madh në lirinë e fjalës dhe shtypit, që përkon me themelimin e të parës gazetë të pavarur në vend. Intuitiv dhe këmbëngulës, Nikollë Lesi, së bashku me nje grup gazetarësh lezhjanë themeluan gazetën “Koha Jonë”, e cila në shumë pak kohë, u bë referenca dhe zëri i opinionit publik, duke u shndërruar nga një gazetë periodike, në gazetën më të madhe të përditëshme.

Me guximin që e karakterizon edhe sot, Nikolla dhe gazetarët e saj nuk u stepën ngaj presionit, shantazhit dhe sulmeve nga më flagrantet ndaj gazetës, që nga burgosjet e gjer tek akti i paprecedent i djegies së redaksisë së gazetës nga forcat e errëta të agjensisë së spiunazhit shtetëror në vitin 1997. Vetë Nikolla është përballur disa herë me padi e gjyqe të shumta.

Për një periudhë kohe, Lesi është zgjedhur edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Redaksia e gazetës “Pena.al” bashkohet me gëzimin e tij dhe i uron Nikollë Lesit jetë të gjatë e shëndet. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x