Shteti Islamik më 3 gusht njoftoi se lideri i këtij grupi militant, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, është vrarë gjatë përleshjeve në veriperëndim të Sirisë. Lideri “u vra pas përleshjeve të drejtpërdrejta” me grupin xhihadist Hajat Tahrir al-Sham në provincën Idlib, tha zëdhënësi i ISIS-it përmes një mesazhi të incizuar, që u postua në Telegram.
Megjithatë, zëdhënësi nuk specifikoi se kur u vra lideri i grupit militant.
ISI-i po ashtu njoftoi se Abi Hafsan al-Hashimi al-Qurashi do të jetë lideri i ri i grupit. Ky është lideri i pestë që ky grup militant emëron.
Pas një rritjeje të madhe në Irak dhe Siri më 2014, duke pushtuar territor të madh, IS-i shpalli “kalifat”, por ky kalifat kolapsi pas një vale ofensivash.
Grupi ekstremist u mposht në Irak më 2017 dhe dy vjet më pas në Siri, por celulat e heshtura të grupit ende vazhdojnë të kryejnë sulme në këto dy shtete.
Nëntorin e vitit të kaluar, IS-i tha se lideri paraprak, Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashim ishte vrarë.
Paraardhësi i tij, Abu Ibrahim al-Qurashi, u vra shkurtin e vitit të kaluar gjatë një operacioni të Shteteve të Bashkuara në provincën Idlib. “Kalifi” i parë i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, ishte vrarë po ashtu në Idlib në tetor të vitit 2019./rel
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026