9.5 C
Tirana
23 / 04 / 2026

LDK: Qeveria Kurti ka shkelur katër herë Kushtetutën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për tri vjet qeverisje partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën. Sipas LDK-së, shkeljet tregojnë mospërkushtimin e Qeverisë Kurti për shtetin e së drejtës.

“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës”, ka shkruar LDK-ja.

Subjekti partiak thotë se  shkelja e parë e kësaj qeverie ishte kur sipas tyre ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim.

Pas kësaj, sipas LDK-së, Ligji për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu paraqet shkeljen e dyte kushtetuese, ndërsa një tjetër sipas tyre është pezullimi i vendimeve të Komunës së Prishtinës.

Shkelja e katërt, siç pohon LDK-ja është kur Qeveria Kurti ka bërë është shkarkimi i tetë anëtarëve të bordit të RTK-së.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x