22.5 C
Tirana
28 / 04 / 2026

BE zgjat sanksionet kundër Bjellorusisë: Mbështeti agresionin rus në Ukrainë. Ja disa nga pasojat në ekonomi

Bashkimi Evropian njoftoi për zgjatjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë për shkak të mbështetjes që Minsku i ofron agresionit rus kundër Ukrainës.

Blloku evropian tha se objektivi i sanksioneve të reja është të parandalojnë shmangien e sanksioneve të vendosura paraprakisht kundër Rusisë.

Sanksionet e reja përfshijnë ndalesën e eksporteve të disa teknologjive, mallrave ushtarake, armëve të zjarrit dhe municioneve në Bjellorusi. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Moska ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin. Megjithatë, Minsku ka mohuar se është pjesë e luftës.

Që nga nisja e pushtimit, BE-ja ka zbatuar 11 runde të sanksioneve ndaj Rusisë, disa prej të cilave përfshijnë edhe masa kufizuese ndaj Bjellorusisë.

Edhe Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës./rel

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x