Piktori Sali Shijaku është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare
Lajmin e trishtë e ka njoftuar djali i artistit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. I lindur në vitin 1933, Shijaku ka qenë ndër piktorët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shek.XX, i cili edhe pse brenda rregullave të ashpra të Bashkimit Sovjetik, arriti të krijojë vlera artsitike të rralla që ndikuan në modernizimin e pikturës shqiptare gjatë viteve ’65-’80. Ndër vite është vlerësuar dhe nderuar me disa çmime, ndërsa në vitin 1969 mori titullin “Artist i Merituar” dhe më 1979 titullin “Piktor i Popullit”. U nderua me titullin “Nderi i Qarkut të Tiranës” (2004).
Veprat e artistit janë ekspozuar herë pas herë në emisionin “ArtKand” në Top Channel.

- “Gjithçka ndodhi në pak sekonda”/ Pasagjeri tregon si neutralizoi agresorin: E kapa në fyt dhe mora avionin nën kontroll - 30/09/2026
- Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton - 30/09/2026
- Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë - 30/09/2026