Pas njoftimit nga sistemi RAFS, sistemi alert për garantimin e sigurinë ushqimore në Bashkimin Europian, se në produktin ushqimor “Wudy” është konstatuar prani e bakterit “Listeria monocytogenes”, i cili është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.
Burime zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të AKU-së Korçë, bëjnë me dije se janë monitoruar të gjitha pikat e tregtimit të produkteve ushqimore, si supermarkete e mini-markete në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, për të parë tërheqjen e produkteve Wudy, nga kompania shpërndarëse. Nga kontrollet e ushtruara nga specialistët e kësaj drejtorie u konstatua se të gjitha numrat e loteve të këtij produkti, janë tërhequr nga tregu.
Të njëjtat burime thanë se të gjitha kodet e këtyre loteve, që rezultuan me ngarkesë bakteriale do të afishohen në hyrje të pikave të tregtimit të produkteve ushqimore, për të njoftuar të gjithë konsumatorët, që nëse e kanë blerë një produkt të tillë, ta kthejnë atë pranë këtyre pikave. AKU siguron gjithë konsumatorët se të gjitha produktet që do të dalin në vazhdimësi në treg nga kjo kompani do të jenë vazhdimisht të monituruara.
Gjithashtu AKU njofton të gjithë qytetarët se nëse konstatojnë në pikat e tregtimit ndonjë prej loteve të produktin ushqimor “Wudy”, të denoncojnë menjëherë rastin pranë AKU-së, për të marrë masat e nevojshme, për garantimin e sigurisë ushqimore.
- “Ki mendjen në rrugë”/ Nga mesazhi i fundit te lajmi i hidhur, rrëfimi rrëqethës i bashkëshortes së Diogo Jotës: Mendoja se ishte shaka, nuk e besoja dot - 23/10/2026
- “S’janë studentë”/ Rama lexon me emra të arrestuarit e dhunës në protestë: Me precedentë të rëndë kriminalë, nga vrasjet, te trafiku i drogës e dhuna në familje - 23/10/2026
- Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë - 23/10/2026