Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një reagim në rrjetet sociale i ka kërkuara autoriteteve të Kosovës që të vetëpërmbahen dhe të mos bien pre e provokimeve të Serbisë.
Teksa e cilësoi rrëmbimin e 3 policëve si një akt të rëndë, kreu i shtetit kërkoi nga palët të rikthehen në tryezën e bisedimeve për të tejkaluar situatën.

“Rrëmbimi i 3 efektivëve të Policisë së Kosovës, brenda territorit të Kosovës nga trupat serbe, është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.
E dënoj më forcë këtë akt dhe iu bëj thirrje autoriteteve të Serbisë për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
Një thirrje vëllazërore iu bëj sërish autoriteteve të Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin e tryezës së bisedimeve është shumë i rëndësishëm” – shkruan Presidenti.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026