Drejtori i kolegjit turk ‘Mehmet Akif’, Mustafa Ertekin thotë se vendimin e qeverisë për të mbyllur kolegjin e ka mësuar nga mediat dhe rrjetet sociale.
Sipas tij zyrtarisht ende nuk u ka ardhur asnjë lloj dokument apo njoftim për këtë vendim.
Ai i shpreh se kolegji turk ka zbatuar çdo udhëzim të Ministrisë së Arsimit, ndërsa sqaroi edhe vërejtjet që kishin mbërritur në kolegj nga ministria pas zhvendosjes në ambientet e reja.
“Sapo jemi zhvendosur në këtë ndërtesë të re. Sipas një relacioni të mëparshëm na është thënë se kjo godinë nuk është e përshtatshme për kushtet e studimit. Vërejtja që është bërë për 4 klasa për vendosjen e tabelave dhe pozicionit të dritës që e kemi rregulluar menjëherë të nesërmen.
Ky qenka një problem shumë serioz për shkollimin sa të çojë në mbylljen e një institucioni. Ne përdorim teknologji si tabela smart që s’kanë të bëjnë me dritën natyrale”, tha drejtori i kolegjit.
Ai nuk pranoi të komentonte nëse kolegji turk është i lidhur me financime të Gylen por shtoi se “të gjithë e dinë se si po ndodhin gjërat në Shqipëri”.
- Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! - 23/09/2026
- Fjalimi i Trump në OKB, presidenti amerikan falënderon Shqipërinë dhe Kosovën për angazhimin në misionin e stabilizimit në Gaza - 23/09/2026
- “El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili - 23/09/2026