16.5 C
Tirana
08 / 04 / 2026

Më shumë se 5 orë seancë, GJKKO merr vendimin: Vangjush Dako lihet në burg. Masat për zyrtarët e tjerë

GJKKO ka marrë sot vendimin sa i përket masës së sigurisë për ish kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Gjykata e Posaçme ka vendosur lënien e tij në burg, duke vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Dako akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Ish-kryebashkiaku kërkoi lirim përmes garancisë pasurore.

Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të arrestuar u shfaqen të gjithë pas kafazit prej xhami, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.

Dako, i shpallur non-rata nga SHBA, i ka kundërshtuar akuzat përmes avokatit të tij.

SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, ka lëshuar 7 urdhër-arreste.

Ndërkohë për zyrtarët dhe ish zyrtarët e tjerë të akuzuar për falsifikim dokumentash dhe korrupsion, GJKKO ka caktuar masat e sigurisë si më poshtë:

Adnand Tocilla, përgjegjës i zyrës urbanistike. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Fiqiri Farruku, administrator i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit.Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi

Firzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest shtëpie (ndryshuar)

Adrian Bulku, topograf. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi (ndryshuar)

Personat në kërkim të cilëve u është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’:

Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin

Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.

Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x