Ne kuadrin e Ditës Kombëtare të Kinës, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës do të organizojë Javën e Kulturës Kineze.
Në program parashikohen aktivitete të rëndësishme si Ekspozita fotografike mbi marrëdhëniet Shqipëri-Kinë, mbi artin e Taiji Kineze, një lloj arti marcial tradicional kinez, i konsideruar si trashëgimi botërore nga UNESCO, shkëmbim të artit me moton “Ndryshim në art, miqësi në zemër”, festivali i ushqimit kinez, shfaqja e kulturës kineze me performancë këndimi e kërcimi ku do të ekspozohet vallëzimi klasik kinez si dhe instrumente kombëtarë kinezë.
Lidhur me këtë event, vetë Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës ne Shqipëri, Ding Zhou ka lajmëruar përmes një statusi ne rrjetet sociale.


- “Gjithçka ndodhi në pak sekonda”/ Pasagjeri tregon si neutralizoi agresorin: E kapa në fyt dhe mora avionin nën kontroll - 30/09/2026
- Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton - 30/09/2026
- Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë - 30/09/2026