Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duhet ta ndalojë mbështetjen për “bandat kriminale” nëse vërtet do paqe.
“Sfida vjen nga Serbia, një vend që ende duhet ta pranojë të kaluarën e tij”, tha Osmani për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ajo po merr pjesë në një takim të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Kishinau të Moldavisë.
“Situata është e tensionuar, por ne duhet të sigurohemi që e rivendosim sundimin e ligjit në Kosovë, dhe të kuptojmë se kërcënimi vjen nga mohimi që i bën Serbia ekzistencës së Kosovës si shtet sovran”, tha Osmani.
Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale serbe”, të dirigjuara nga Beogradi, për tensionet në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.
Vuçiç e ka hedhur fajin te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026