Këshilli Drejtues i RTSH-së ka hapur procedurën për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Faza e aplikimit do të jetë e hapur 10 ditë siç e përcakton ligji, duke nisur nga mbledhja plenare (30 maj) që zyrtarizoi nisjen e procesit për plotësimin e vendit vakant në krye të medias publike shqiptare, deri më 8 qershor.
Të gjithë kandidatëve që janë të interesuar duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre sipas kritereve të pasqyruara në faqen zyrtare te web-it RTSH.AL, seksioni “NJOFTIME”.
Nuk lejohen të kandidojnë ata që kanë qenë deputetë apo kandidatë për deputetë në dy legjislaturat e fundit, ata që janë anëtarë partish politike apo organizatash politike, ata që janë të zgjedhur në pushtetin vendor.
Ish-drejtori i Përgjithshëm i këtij televizioni, Enkelejd Joti dha dorëheqjen nga posti i tij më 13 prill të këtij viti. Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021. Dorëheqja e tij erdhi pasi më pas u emërua në postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes.
-Java News-
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026