Theodoros Pangalos, ish-ministër i Jashtëm me PASOK-un socialist në vitet 1990, vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij në llogarinë e tij në Twitter.
“I dashuri ynë Theodoros Pangalos vdiq sot i qetë në shtëpi me familjen dhe bashkëpunëtorët e ngushtë pranë tij. Udhëtim të mbarë i dashuri ynë. Ne do t’ju kujtojmë gjithmonë me dashuri” – tha në Twitter.
Ish-kryeministri socialist Kostas Simitis tha se Pangalos ishte një “gjyqtar i rreptë i zhvillimeve politike me synimin për të arritur një pasqyrë të plotë dhe të saktë të tyre”.
“Ne do ta kujtojmë gjithmonë kontributin e tij”, shtoi ai.
Pangalos lindi më 17 gusht 1938 në qytetin e Elefsinës, në Atikën perëndimore. Ai është nipi i gjeneralit dhe diktatorit të vitit 1926, Theodoros Pangalos.
Ai ishte anëtar i krahut të majtë të Rinisë Lambrakis dhe, në vitin 1964, kandidat për Parlamentin Helen me të Majtën e Bashkuar Demokratike (EDA). Pangalos kundërshtoi diktaturën ushtarake të vitit 1967 dhe iu hoq shtetësia greke nga junta në vitin 1968.
Pangalos u bë anëtar drejtues i Lëvizjes Socialiste Panhelene (PASOK). Ai shërbeu si zëvendëskryeministër i Greqisë, përgjegjës për koordinimin e Këshillit Qeveritar për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen (KYSEA) dhe Komitetin e ri të Politikës Ekonomike dhe Sociale nga viti 2009 deri në 2012.
Ai u zgjodh për herë të parë deputet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1981 me PASOK dhe është rizgjedhur vazhdimisht që nga viti 2012.
Në vitin 1996 ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme dhe mbajti këtë post deri në dorëheqjen e tij në 1999, si pasojë e skandalit që përfshiu liderin e PKK, Abdullah Ocalan. I ndihmuar nga anëtarë individualë të agjencive greke të inteligjencës Oçalan hyri në Greqi ilegalisht dhe më pas u deportua në Kenia, ku u kap nga agjentët turq pasi u largua nga ambasada greke në Nairobi.
Ai gjithashtu shërbeu për një kohë të shkurtër si Ministër i Kulturës në vitin 2000.
Pangelos shkroi disa libra dhe artikuj mbi politikën. Ai la pas gruan e tij, Christina Christofakis dhe pesë fëmijët e tij.