16.5 C
Tirana
30 / 03 / 2026

Doshi këshillë Berishës: Mos u bashko me Lulin, përgjegjës për “non gratën” time dhe tënden është Basha

Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka deklaruar se përgjegjës për “non gratën” e tij dhe të Berishës është Lulzim Basha.

Gjatë një interviste, Doshi ka nënkuptuar se vuajtjet e Berishës janë karma për atë që i bëri Ramiz Alisë kur e dërgoi si të deleguarin e pushtetit për të ndërmjetësuar me studentët e dhjetorit, si dhe mbajtjen pranë të Lulzim Bashës.

I ndalur tek akuzat e kryefoltoristit për shit-blerje votash, Doshi tha se meqënse s’po e lë rehat, këshilla e tij për Berishën është “shko krijo një parti, regjistrohu në gjykatë” si kryetar legjitim partie, por të mos bashkohet më me Bashën sepse “s’ka gjë në terezi”.

“Unë e zgjodha si malësor sepse mendova se do të ma ruante kockën në fund të fundit.

Pra të njëjtën gjë i bëri edhe Luli Berishës. Edhe këto në lidhje me mua, që jam person “non grata”, këtë gjë e ka bërë Luli me shok. Edhe mua edhe atij.

Por Berisha s’po më lë rehat, duhet t’i përgjigjem me se s’bën.

Unë i bëj thirrje Berishës që:- Në radhë të parë bëj një parti njëherë, regjistroje në gjykatë, me qëllim që në mënyrë legjitime të zgjidhet kryetar partie.

Ose të bashkojë PD-në, edhe pse s’ka gjë më terezi po të bashkohet me Lulin dhe atë pjesën tjetër. Por në këto kushte që është sot, është kthyer në një zëdhënës i një grupimi politik. S’ka asnjë tagër”- tha Doshi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x