8.5 C
Tirana
29 / 03 / 2026

Braçe: Mesazhi i 14 majit i qartë, politikat tona të synojnë produktivitetin për mirëqenien e njerëzve

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ku PS u konfirmua forcë qeverisëse dha një mesazh të qartë që të synojnë produktivitetin e të testojnë politika që i shërbejnë mirëqenies së njerëzve.

“Më shumë se si rishpikje të vetes mendoj se duhet të ndryshojmë, mesazhi nga këto zgjedhje është i qartë. Politikat tona duhet të synojnë produktivitetin, për ta bërë qeverinë, parlamentin, administratën, shërbimet publike shumë më produktive.

Të tjerët po testojnë javën 4 ditëshe të punës. Mbase ka më shumë produktivitet e ndikon në mirëqenien e njerëzve edhe nga ana mentale. Duhet të ndryshojmë në këtë aspekt.

Për mandatin e ardhshëm, Brace thotë se qeveria duhet të ndryshojë njerëzit.

“Do preferoja ndryshim njerëzish, e përjashtoj veten nga kjo histori por pas kaq shumë mandatesh ndryshimi do të jetë boom. Nëse duam të ruajmë preferencat te njerëzit, larg populizmit dhe duke ndikuar në jetën e njerëzve.

Mendoj që ka shumë gjëra për të ndryshuar në këtë vend edhe si funksione qeverisëse. E gjithë kjo reformë mund të marrë goditje të qartë nga situata e çmimeve në treg.

E gjithë kjo mund të konsumohet brenda muajit nëse nuk bëjmë ekonomi konkurruese, tregje konkurruese. Halli më i madh që kam sot është inflacioni”, tha Braçe.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x