Shënim nga Shito Kadifeja
Dekada më parë, kam shkruar tek “Studenti i bujqësisë”, fejtonin e famshëm “Një qiri rezervë”. Ata që e kanë lexuar, vijojnë të qeshin edhe sot. Ishte një “klithmë” në errësirë, por shokët e Byrosë, nuk e dëgjonin. Të nesërmen “ZP” botonte “Ndrit Shqipëria buzë Adriatikut”.
Ne ishim në errësirë. Nuk mund të lexonim për provimet dhe kolokuiumet e së nesërmes. Më shumë se katërdhjet vjet më vonë, akoma ne po kërkojmë “një qiri rezervë” për të numëruar “votat që ju vodhën Bishës”… Ahaaaaa.
Ju keni drita dhe neonë tani. Ju nuk e njihni qiriun që “tretej për mua” kur lexoja tërë ankth leksionet e Robert Papajanit dhe nuk më zinte gjumi…
Po ju a keni gjumë? Si ju zuri gjumi kur ju “vodhën votën”?… Si nuk filloi “protesta atë çast” siç e bënë “armiqtë socialistë” më 1996?… Ju, pinjollë e lapanjozë kolltuqesh, ju pa shtyllë kurrizore “po mblidhni fakte pas 2 javësh”?! Pas dy javësh “po provoni masakrën”?!… A jeni në metro? A jeni në mendje? A besoni se dikush ju beson? A e njihni popullin Tuaj?
Or Tëj, mua më quajnë Shito Kadifeja. Unë kam kritikuar pa frikë kur kishim “Një Byro! Një Parti! Një Yll në krye”…
Ju sot akoma keni frikë? Ju që “vratë” frikën? Ju që “rrëzuat Bustin”? Ju që bërtisnit “E duam Shqiptarinë si gjithë Europa”?!! Ju, ju tani më thoni “E duam Shqipërinë si Sali Berisha?!”
A jeni në Metro? Sa gjatë qenkeni tallur me mua që më thonë Shito Kadifeja? Sa dekada më paskeni mashtruar? A nuk e kupton se nuk ka fituar Edi Rama, por ka humbur Sali Berisha me Like Floririn? Unë, Shito Kadifeja, që kam denoncuar “errësirën socialiste” më 1981, me të njëjtën qetësi denoncoi verbërinë tuaj ndaj të vërtetës. Denoncoj servilizmin tuaj ndaj Njëshit-Idjot, si “dashuria jonë për Enverin”. Si nuk mund të shihni në atë Tiranë plot drita? A mos vallë keni nevojë për “një qiri” që mendja juaj të “qirindriset”?
Mos gënjeni të ndershmit. Rrëfejuni të vërtetën dhe ikni me “një qiri në xhep” si dhuratë nga Unë. Nuk fitoi Edi Rama, or Tëj denomratë! Ka humbur Sali Berisha, or Tëj! A keni nevojë për një “qiri rezervë”? Rrëfehuni të sinqertë dhe Unë do ju dërgoj “Një qiri rezervë” për të lexuar edhe në errësirë “votën shqiptare”.
Hej, budallenj. Mua më quajnë Shito Kadifeja! Unë jam shqiptaro-amerikan, o budallenj Vëllezërit demokratë! Lexoni votën or Tëj!
Të fala nga Amerika
Shito Kadifeja (pa nevojë për një qiri rezervë)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026