Federata Shqiptare e Çiklizmit dhe bashkia Korçë, ka organizuar ditën e sotme një garë çiklistike, me pjesmarrjen e disa prej çiklistëve më të mirë të vendit. Çiklisti shkodran Mateo Balaj kishte ardhur enkas nga Italia për të marrë pjesë në këtë garë, me itinerar “Korçë-Drithas-Korçë” e gjatë 97 kilometra. Ai ka zënë vendin e parë për grupmoshën Junior, por në fundin e garës ka pranuar se ka munguar rivaliteti. Madje çiklisti i ekipit italian “Scap” është i mendimit se ky sport nuk është shumë i zhvilluar në vendin tonë.
Olsian Veliaj i Ekipit të Tiranës është një nga çiklistët më të mirë për të rritur, i cili edhe kësaj rradhe është shpallur fitues i garës për grupmoshën U23/Elitë. Ai pranon se mungesa e çiklistëve të tjerë ia ka lehtësuar fitoren.
Ndërsa sportisti Mikail Pali, i ekipit të Skënderbeut zuri vendin e parë për grupmoshën Kadet.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka vlerësuar organizimin e kësaj gare e cila tregoi se ka mjaft të rinj të talentuar të cilët do të jenë e ardhmja e çiklizmit shqiptar. Por sipas tij nevojitet më tepër vemendje institucionale për zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.
Kjo garë e organizuar në “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”, nën kujdesin e bashkisë Korçë, ka patur si qëllim të përcjellë mesazhin për të mbrojtur natyrën dhe mjedisin nga përdorimi masiv i automjeteve.
- Gruas së Bashar al-Assad i japin shanset 50/50 për t’i mbijetuar leuçemisë! Ajo kërkon me ngulm të largohet… - 26/12/2024
- VIDEO / Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike?! Flet Spartak Ngjela - 26/12/2024
- “Në Borje, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave…” - 26/12/2024