Nikos Dendias, ministri i Jashtëm i Greqisë, ka njoftuar në Twitter se ka diskutuar me ministren tonë të Jashtme, Olta Xhaçka, në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.
Në takimin e sotëm në Bruksel, pata një bashkëbisedim me homologen time shqiptare, Olta Xhaçka. Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u prek në diskutimin tonë”, shkruan Dendias në rrjetin social.
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, në zgjedhjet e 14 majit, u arrestua në minutat e para të 12 majit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe premtuar shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.
Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota. Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026