Ceremonia e fundit e kurorëzimit të mbretit britanik Charles III sërish ktheu në qendër të vëmendjes së opinionit diamantin më të madh të gdhendur në botë i cili ndodhet në skeptrin mbretëror.
Bëhet fjalë për diamantin prej 530 karatësh “Ylli i Madh i Afrikës” i cili në oborrin britanik mbërriti 115 vite më parë nga Republika e Afrikës së Jugut.
Diamanti më i madh i gërmuar në botë që quhet Cullinan, iu dorëzua mbretit britanik Edward VII, djalit të mbretëreshës Viktoria në ditëlindjen e tij të 66-të në vitin 1907.
Cullinan deri në ditët e sotme mbetet diamanti më i madh dhe cilësor i gërmuar ndonjëherë. Diamanti iu dorëzua mbretit në gjendje të pagdhendur ndërsa më vonë u thye në nëntë diamante të gdhendur dhe shumë më të vegjël.
Mediat bëjnë me dije se në realitet ky diamant u dërgua në Angli pa pëlqimin e popullatës vendase, të cilët, ishin të ekspozuar ndaj çdo lloj presioni dhe diskriminimi.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026