Teksa raportonte drejtpërsëdrejti nga SPAK pas shpalljes së pretencës për të akuzuarit e inceneratorit të Elbasanit, gazetarja Anila Hoxha u përball me një incident.
Një mjet që po tentonte të kalonte pas saj, i rrezikon jetën duke u afruar në drejtim të saj, por fatmirësisht gazetarja largohet duke u spostuar gjatë raportimit.
Siç duket në video, gazetarja duket se e menaxhon mirë këtë moment, ku edhe pas incidentit vijon raportimin live me edicionin e lajmeve.
“Janë incidente të direkteve, fatmirësisht ishte pa pasoja”-tha Hoxha pas raportimit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026