Zv.ministri i Jashtëm grek Miltiadhis Varvicioti ka zhvilluar një takim me Fredi Belerin në paraburgimin e Vlorës. Që në krye të herës ai e ka quajtur të papranueshëm arrestimin Belerit, nën akuzën për blerje votash.
Kjo është vizita e dytë brenda pak ditësh në qeli për Fredi Belerin. Më herët ka qenë ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Theocharis Lalakos.
Fredi Beleri qëndron prej 6 ditësh në burg ku akuzohet për blerje votash, e ndërsa nga qelia mësoi se arriti të fitonte dhe të shpallej kryebashkiak në Himarë.
Ndërkohë, sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lënë të lirë kandidatin fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Diplomati grek u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim, teksa kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026