8.5 C
Tirana
25 / 03 / 2026

Berisha rikthehet në ‘origjinë’/ Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, protestë para KQZ kundër procesit zgjedhor në Kamzë

Forumi Rinor i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kamzë ka lajmëruar zhvillimin e një proteste paqësore përballë ambienteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Protesta do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00 dhe lidhet me kundërshtimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në Kamzë.

Koalicioni Bashkë Fitojmë, përmes dy liderve Berisha dhe Meta ka deklaruar edhe më herët se po merret me dokumentimin e parregullsive në zgjedhje. Ata e cilësojnë procesin të parregullt, duke nënvizuar se zgjedhjet u blenë nga maxhoranca.

“Ju bëjmë me dije se ditën e Enjte, datë 18.05.2023 nga ora 11.00, përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor të koalicionit “BASHKË FITOJMË”, do të zhvillohet një protestë paqësore për kundërshtimin e procesit zgjedhor të mbajtur në Kamzë më datë 14.05.2023”, thuhet në njoftim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x