Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar këtë mëngjes në Facebook-un e tij një thënie të Presidentit amerikan Joe Biden.
Shprehja e Biden, cituar nga Kryeministri: Demokracia nuk mund të mbijetojë ku nga njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate për zgjedhjet: ose ata fitojnë ose atyre u është vjedhur fitorja.
Ky postim, vjen 3 ditë pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Partia Socialiste ka fituar shumicën e bashkive në vend, e po ashtu ka siguruar numrin më të lartë të mandateve për këshillat bashkiakë.
Pas shpalljes së rezultateve, nuk munguan akuzat për vjedhje votash nga ana e opozitës drejtuar palës mazhoritare. E pikërisht për këto të fundit, Kryeministri zgjodhi të përgjigjej me një citim të Joe Biden.
- Pezullimi i vendimit nga Apeli, Dhoma e Avokatisë mblidhet sot për bojkotin e seancave në GJKKO - 30/10/2026
- Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit - 30/10/2026
- Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave! Nesër mbahen homazhet dhe nderimet - 29/10/2026