19.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Vijon gara për këshillin bashkiak, PS kryeson me 33 mandate në Tiranë, BF 16, “surprizë” Tom Doshi

Në bashkinë më të madhe në vend, PS rezulton kryesuese dhe me mandatet për këshillin bashkiak.

Deri në këtë orë, Partia Socialiste ka siguruar 33 mandate për këshillin bashkiak, pasuar nga “Bashkë Fitojmë” me 16 mandate dhe PD zyrtare me 4 mandate, ndërsa PSD tre mandate.

Kanë nga një mandat dhe parti të tjera më të vogla si Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë dhe LZHK.

Pritet që procesi i numërimit të fletëve të votimit nga ku do dalin anëtarët e këshillit bashkiak, të përfundojë këtë të Martë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x