8.5 C
Tirana
23 / 03 / 2026

Sali Berisha po shkruan fjalimin për nesër

Nga Ali Beu

Satirë*

Kryetari i Foltores e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” që tani duket se do jetë koalicioni “Bashkë Humbim”, pritet të dalë para opinionit publik me një fjalim, që si zakonisht, do gjejë arsyet për humbjen e thellë që e pret.

“Të dashur bashkëqytetarë.

Klika kriminale e narko-shtetit të Edi Ramës vodhi zgjedhjet. Hajduti më i madh i shqiptarëve, hajduti i votës së lirë, me një akt të pashembullt në histori, manipuloi zgjedhjet e 14 majit.

Por po i bëj një thirrje të fundit kryehajdutit. Të heqë dorë nga krimi i vjedhjes së votës, demokratët janë në revolucion, revolucioni vazhdon e ju jap fjalën e nderit të demokratëve se Edi Ramën do ta krrejmë në Lanë.

Edi Rama, ky kriminel i pashembullt i votës së lirë, kreu i narko-shtetit e cosa-nostrës shqiptare vuri dorë mbi votën e popullit, duke vjedhur votën tuj. Burgu të pret Edi Rama dhe vetëm burgu.

Me paratë e krimit e drogës, Edi Rama bleu votuesit, bleu çdo komisioner, bleu qendrat e votimit. Edi Rama me skemën e tij mashtruese bleu gjithçka në këtë vend duke abuzu me varfërinë.

I pafytyri Edi Rama me falangat e tij, arriti të blinte edhe Alibashën. Alibasha u strehu tek shtrati i Ramës dhe s’bashku filluan një sulm të paepur kundër PD, duke vjedhur në mënyrë të paimagjinueshme edhe vulën e PD dhe këtë e bëri kryehajduti i shqiptarëve Rama.

Të dashur demokratë e demokrate!

Ju bëj thirrje të ngrihemi kundër këtij sistemi hajdutësh të narkoshtetit, kundër Edi Ramës e falangave të tij të krimit, se liria do triumfojë, se demokratët nuk do mposhten kurrë, se Edi Ramës po i vjen fundi, poshtë Edi Rama. I bëj thirrje çdo demokrati, të bashkohet me ne në sheshe, në rrugë e kudo se kam bindjen e palëkundur se shpirti i demokratëve asht i gjallë e do vërshojë furishëm në revolucionin tonë kundër diktaturës moniste të Edi Ramës, armikut të shiptarëve e votës së lirë. Edi Rama shporru! Ik në burg, aty e ke vendin!

Të dashur demokratë e demokratë në mbarë Shqipërinë!

Partia Demokratike është sot më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë. Ne do ta përmbysim narko-shtetin me revolucionin tonë që nisëm një vit më parë. Në do ta hedhim në Lanë këtë regjim, ne do ta hedhim në Lanë Edi Ramën, Edi Rama në burg e ke vendin. Rroftë Shqipëria, rroftë Liria, rroftë Demokracia, rrofshi ju, faleminderit shumë!”

Pena.al

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x