Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se në qendrat e votimit po qëndrojnë persona të pa autorizuar. Celibashi dha urdhër që të gjithë këto persona të largohen menjëherë nga QV. Në të kundërtën, kush refuzon, kryekomisioneri paralajmëroi se ndaj tij do merren masa.
“Ka prani në ambiente të personave të paautorizuar, ne e konsiderojmë si intimidim dhe presion ndaj është rasti që autoritetet ligjzbatuese nga Policia apo KZQZ dhe KQV ta adresojnë dhe të merren mesat përkatëse. Është e papranueshme që qytetarë nuk ka lidhje, të rrinë në ambientet e brendshme, duhet të boshatisen menjëherë dhe kushdo që refuzon, do duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Celibashi.
Ai specifikoi se ky problem është hasur në 2 bashki.
“Në Durrës dhe në Tiranë”, tha Celibashi, duke bërë me dije se bëhet fjalë për 7 qendra votimi.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026