12.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Rama voton në Surrel së bashku me bashkëshorten: “I kemi thënë ato që duheshin thënë, tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e fundit”

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe administratori i zonës Kujtim Qefalia, kryeministri Edi Rama ka votuar sot në shkollën e Surrelit.

Në një prononcim të shkurtër ai tha për mediat se:

“I kemi thënë ato që duheshin thënë. Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e fundit. Uroj që situata e krijuar nga KQZ me identifikimin elektornik të mos ketë ndikuar për ata që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat”.

Kryeministri u pyet edhe për akuzat e Sail Berishës që ia faturonte këtë problematikë qeverisë si akt të qëllimshëm.

“Dhe unë duhet t’i përgjigjem kësaj?” – tha Rama në qendrën e votimit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x