Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë, pasi sipas tij, kjo ditë është dita e madhe për ndryshimin e kërkuar.
“Sot duhet të vijnë, se sot është dita për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën, kjo ndarje do jetë vetëm me pjesëmarrje masive të shqiptare, ftoj këdo, jo vetëm mbështetës të PD, por çdo shqiptar, të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Alibeaj.
Ai foli edhe për një aleancë kundër PD nga klasa e vjetër politike.
“Ka aleancë të gjithanshme kundër PD, por në situata të tilla mund të dalë shpirti i vërtetë i njerëzve të lirë, të demokratëve”, shtoi ai.
Alibeaj u shpreh i bindur për një sukses për PD dhe demokratët.
“Do jetë sukses për PD dhe demokratët”, përfundoi Alibeaj.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026