Shoqata e Transportit Publik po kërkon rritjen e biletës së autobusëve deri në 70-80 lekë, pra gati 2-fishin e asaj që është aktualisht, me argumentin se nuk janë në gjendje që të përballojnë shpenzimet që janë rritur si pasojë e krizës.
Ata kërkojnë nga qeveria subvencionim, në të kundërtën thonë se rritja e çmimit të biletës është e vetmja mënyrë që të mund t’i ndihmojë që të mos ndërpresin shërbimin. Për mediat, Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj tha se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.
“Nëse nga shteti nuk ka subvencione afatgjata, ne do ta kërkojmë rritjen e biletës”, mësohet të ketë thënë ai.
Paketa e dytë e ndihmës përfundon në muajin pasues, tetor. Fillimisht vendimi ishte për t’i kompensuar për muajit mars, prill, maj 2022, por më pas u vendos që afati të shtyhej deri në tetor, për shkak siç ka bërë me dije më herët ministrja e Infrastrukturës, Belinda Baluku se nga paketa anti krizë e muajit prill janë tërhequr vetëm 60% e fondit të vënë në dispozicion për këtë transport sa i përket subvencionit të karburantit.
- Ulje-ngritjet e marrëdhënies mes Trumpit dhe Zelenskyt! BBC: Kronologjia e takimeve “kokë më kokë” mes tyre - 29/07/2026
- “Si ta vrasësh Melania Trump”/ Irani publikon videon tronditëse për eliminimin e Zonjës së Parë të SHBA-së dhe djalit të saj Barron, ndjekje hap pas hapi - 29/07/2026
- PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci… - 28/07/2026