Në Elbasan aplikohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” nga qendra e votimit e vendosur në Teatrin Skampa ku gjithçka është gati për nisjen e procesit. Por ndonëse komisioni i QV dhe sistemi është gati, nuk ka ende votues që votojnë.
Lala raportoi gjithashtu dhe për praninë e vëzhguesve të huaj në këtë qendër votimi.
Në garë për kryetar të bashkisë së Elbasanit, janë dy emra, Gledian Llatja nga PS dhe Luçiano Boçi nga koalicioni “Bahskë Fitojmë”. Elbasani ka qenë një qytet i nxehtë në zgjedhjet e kaluara dhe mes palëve ka pasur gjithmonë një luftë të fortë si për zgjedhjet e përgjithshme, ashtu dhe për ato lokale.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026