“Jemi pranë minoritarëve grekë të Shqipërisë”. Kështu deklaroi në një intervistë për radion SKAI, zv/ministër i Jashtëm i Greqisë, Miltiadhis Varviciotis sa i takon arrestimit të Fredi Belerit.
Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Himarën u arrestua pasi akuzohet për vjedhje votash.
“Arrestimi i kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është i papranueshëm. Kemi hedhur menjëherë të gjitha hapat e duhura ne rrugë diplomatike dhe po monitorojmë çështjen. Jemi me minoritetin grek të Shqipërisë”, tha Varviciotis.
Kujtojmë se bashkë me Belerin janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë, avokati, një pjesëtar i shtabit elektoral dhe një qytetar.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026