15.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Ambasadorja e Greqisë dorëzon ankesën për arrestimin e Belerit, në MEPJ e priti një drejtor

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, ka dorëzuar ankesë në Ministrinë e Jashtme lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri për Himarën.

Mësohet se ambasadorja greke ka shkuar në Ministrinë e Jashtme së Shqipërisë rreth orës 09:00, ku është pritur nga drejtori i MEPJ.

Burime bëjnë të ditur se nuk pritet të ketë një reagim nga MEPJ në lidhje me arrestimin e kandidatit të Himarës, Fredi Beleri.

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Beleri, u arrestua pas mesnate nën akuzën për blerje votash.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x