9.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Dita e 1 majit/ Meta: Të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes, duhet të krijojmë kushte të denja për ta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se forca e tij politike do të bëjë maksimumin për të mbështetur dhe për të krijuar kushte të denja pune për të rinj.

Në një statsu në rrjetet sociale, sot në kaudër të Ditës Ndërkomëbatre të Punëtorëve, Meta shkruan se të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes dhe kush punon kundër tyre, punon kundër vetes.

“Gjithë përpjekja jonë politike është që të krijojmë kushte të denja pune për të rinjtë tanë.

Të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes, ata më shumë punojnë me mend se me muskuj. Kush punon kundër të rinjve tanë punëtorë, punon kundër vetes.

Forca jonë politike ka qenë gjithnjë forcë e të rinjve dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’i mbajtur ata, idetë, bizneset dhe punën e tyre në Shqipëri.

Gëzuar 1 Majin të gjithë punëtorëve, e veçanërisht të rinjve e të rejave, sepse bashkë me ta do të ecim drejt një shoqërie më të drejtë e më të zhvilluar”, shkruan Meta.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x