12.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Rama takim me sipërmarrës në Elbasan: ‘Duhet t’i mbijetojmë luftës më të egër që ka nisur në mbarë Europën’

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrës në Elbasan foli për një fenomen problematik që lidhet me mungesën e krahun të punës.

Ai tha se biznesi i madh do e pësojë nëse nuk rishikojnë pagat e punonjësve të tyre.

“Do ishte e pamundur rritja e pagave disa vite më parë. Asnjë prej jush nuk çohet dot dhe thotë; e kam imagjinuar se kur ra tërmeti ne pas 3 vitesh do e kemi pagën mesatare 900 euro. Kjo do të thotë se u rritën mundësitë. Shqipëria është në nivel tjetër perceptimi të botës për ne, që ka ndryshuar 100%.
Duhet t’i mbijetojmë luftës më të egër, që ka nisur në mbarë Europën. Që është lufta për krahun e punës. Gjermania ka këtë problem. Italia po ashtu, ka hapur dyert për punëtorë. Spanjës i mungojnë 14 mijë mjekë. Italisë po ashtu. Është spostim i madh i marrjes së njerëzve. Ne duhet të mbijetojmë dhe që të mbijetojmë duhet të kuptojmë se krahu i lirë i punës nuk është më avantazh, por është e tejkaluar. Nëse biznesi i madh nuk do përgatitet, do e pësojë.”, tha Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x