6.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Alarmi i aktivistes Gjikondi/ AMA VDIQ. MEDIA KRIMINALE

Ka dy ditë që mediat shqiptare transmetojnë me pamje dhe me detaje vrasjen e një biri Nëne 20 vjeçar.

Ka dy ditë që mediat shqiptare transmetojnë deklarimet e një mega krimineli i cili vrau 3 gra e Nëna shqiptare, bashkë me gruan para disa vitesh, bëhen 4. Ku sipas tij fajin e kishin ato ndaj e kishin hallall vrasjen.

Unë nuk kam parë e dëgjuar media kaq perverse pa pikë Kodi Etik, shpirt, vizion dhe moral kombëtar. Kurse AMA thjesht një bashkëpunëtore në krim dhe strehë parazitësh e shushunjash me rroga të majme.

Media në Shqiperi po udhëheq amplifikimin e krimit, shumimin e tij. Media në Shqipëri po udhëheq shkatërrimin e Kombit. E paaftë, e korruptuar, e kapur me 1 mijë fije me krimin ndaj bën duvanë e tij, nuk zbulon dhe heton asgjë… edhe kur pseudo e bën e ka si gjobëvënie jo si mision.

Mos transmetoni dhe promovoni makabritete dhe krime, nëse keni Zot… nëse jo… Zoti ju mëshiroftë se shtet nuk ka e nuk ka !!!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x