Pasditen e djeshme, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Pukës.
Teksa mori fjalën, një prej “foltoristëve” tha se prej vitesh është një mbështetës i Sali Berishës, teksa shtoi se një dëshirë e madhe e tij ishte që ta takonte atë dhe t’i jepte dorën.
“E kam lut Zotin që mos vdes pa taku Berishën, jam betu që pasi t’i jap dorën, tre ditë nuk ia jap njeriu tjetër, të ruaj shijen e një vllau dhe një burrë shteti që lufton për liri, për komb e për demokraci”, u shpreh ai.
Pasi përfundoi fjalën e tij, Berisha i dha dorën të moshuarit duke i plotësuar kështu edhe dëshirën e tij.
Kujtojmë që në takim, një tjetër e moshuar i mori leje Berishës për të vrarë Ramën, ndërsa një tjetër e mallkoi atë të vdiste.
- Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy - 30/05/2026
- Berisha kopjon qeverinë, i nis punimet e Kuvendit me video me AI: Unë jam Skënderbeu, jo ai i Elisës! - 30/05/2026
- Nga Stresi e Armaldo Kllogjeri te vajza e Nishanit dhe djemtë e Olldashit dhe Azem Hajdarit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për në Këshillin Kombëtar - 30/05/2026