11.5 C
Tirana
14 / 05 / 2026

Nis “rrjedhja” e kandidatëve të PD-së së Alibeajt për Këshillin Bashkiak Durrës

Kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt për Këshillin Bashkiak në Durrës, Skënder Kapiti është tërhequr nga gara.

Bëhet me dije se Kapiti i është bashkuar fushatës elektorale të Igli Carës në Durrës, pak ditë pasi u vendos si kandidat në listën e këshilltarëve nga Alibeaj.

Mësohet se vendimi i Kapitit është shoqëruar me debate në PD-në zyrtare.

Alibeaj dorëzoi në KQZ më 28 mars listën me kandidatë për këshilltarë në disa bashki të vendit.

Lista e Durrësit udhëhiqet nga Jonuz Myshketa, Edlira Devolli dhe Sami Osmani.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x