15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Polemikat për Davidin, ekspertët kundër SHBA: Nudizmi s’është pornografi

Turistët u rreshtuan të shihnin statujën e Michelangelos, Davidin, në Firence, me shumë prej tyre që shprehën habi lidhur me polemikat që lindën lidhur me kryeveprën e Rilindjes italiane.

Drejtori i një shkolle në Florida të Shteteve të Bashkuara u detyrua të jepte dorëheqjen pasi prindërit e disa nxënësve u ankuan se mësuesi i artit u kishte treguar fëmijëve të klasës së gjashtë foto të kryeveprës pa lejen e tyre.

Reagimi i palës italiane ishte i natyrshëm.

“Është shumë e çuditshme që ikona e Rilindjes të quhet pornografike. Duhet bërë dallimi mes nudizmit dhe pornografisë, pasi nuk janë e njëjta gjë. Kjo do të thotë se ka shumë injorancë në kuptimin e fjalës, që vjen si pasojë e mosnjohjes së Biblës, kulturës, historisë së artit dhe kulturës Perëndimore në tërësi”, tha Cecile Hollberg, drejtoreshë e Galerisë Akademike, Firence.

Në të njëjtën linjë u shprehën edhe turistë të ardhur nga vetë Shtetet e Bashkuara.

“Më vjen keq që prindërit e atyre fëmijëve nuk e kuptojnë këndvështrimin e drejtorit të shkollës. Është trishtuese dhe jam i kënaqur që nuk banoj atje”,  u shpreh Brian Stapley, turist nga Siatëlli, SHBA.

Michelangelo Bounarroti realizoi skulpturën gjigante në mermer mes viteve 1501-1504, pasi u ngarkua me këtë detyrë nga katedralja e Firences.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x