15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Protestat e dhunshme në Francë për pensionet, mbyllet përkohësisht për çështje sigurie Kulla Eiffel

Protestat dhe grevat kundër reformave jopopullore të pensioneve pushtuan sërish Francën të martën, për këtë arsye ditën e sotme autoritetet  morën vendimin për të mbyllur Kullën Eiffel, që është edhe simbol i Parisit.

Një vendim i tillë u mor pas paralajmërimeve të demonstruesve radikalë se “do e shkatërronin kullën” në shenjë protestave kundër qeverisë së Macron.

Vendi ka hyrë në ditën e 10-të të demonstratave mbarëkombëtare. Protestat gjithëpërfshirëse kanë paralizuar shërbimet kryesore në të gjithë vendin në javët e fundit lidhur me propozimin e Macron për të rritur moshën e pensionit për shumicën e punëtorëve nga 62 në 64 vjeç, një veprim që ka shqetësuar ligjvënësit e opozitës dhe sindikatat.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x