Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Poloninë në transfertë, sfidë e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në grupin E të Europianit 2024. Dueli është programuar për t’u zhvilluar në Varshavë, me autoritetet e Federatës polake të futbollit dhe UEFA-n që kanë vendosur që dueli në “PGE Narodowy” të luhet me çati të mbyllur.
Për shkak të kushteve atmosferike dhe një defekti të zbuluar në çatinë e stadiumit para Kupës së Botës “Katar 2022”, ky duel do luhet me çatinë e mbyllur të stadiumit, edhe pse diçka e tillë nuk rekomandohet.
Impianti modern është inspektuar nga inxhinierët dhe nuk ka asnjë problem që dueli do zhvillohet me çatinë e mbyllur, teksa pas përballjes do i nënshtrohet një inspektimi më të gjerë dhe korrigjimi të problemit.
“Çatia në Stadiumin Kombëtar në Varshavë u mbyll zyrtarisht për ndeshjen kundër Shqipërisë. Një vendim i tillë u mor pas takimit të delegatit të UEFA-s me PZPN (Federata polake). Edhe operatori i Stadiumit Kombëtar rekomandoi lojën me çatinë të mbyllur”, njofton Federata polake.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026