Për të 6 natë në radhë, mijëra francezë, në Paris dhe qytete të tjera dolën në rrugë, për të protestuar dhunshëm, kundër miratimit të reformës së pensioneve, shndërruar tashmë në ligj.
Protestuesit i vunë zjarrin gjithçkaje gjetën në rrugët e kryeqytetit Paris, nga biçikleta e motorë deri tek kazanët e plehrave.
Nga sheshi i Republikës e deri tek Pallati i Bastijës, mijëra vetë u përballën me policinë që përveç gazit lotsjellës, nisi edhe arrestime, teksa dhjetëra persona u ndaluan për sjellje vandale e dhunë apo shkatërrim prone private.
24 orë më parë, presidenti Macron i mbijetoi me vështirësi 2 mocioneve të mosbesimit, kërkuar nga opozita, për shkak të legjiclacionit të ri të sistemit të pensioneve, që ka shkaktuar këtë valë pakënaqësie e protestash në të gjithë vendin.
Protestuesit e kanë paralajmëruar shefin e Elize, se nëse nuk tërhiqet nga kjo reformë, do të përballet me protestat e grevat më të forta që do të lëkundin pushtetin e autoritetin e tij, edhe më shumë se protestat e jelek-verdhëve, 4 vjet më parë.
- Festimet në rrugët e Tiranës pas fitorës së Shqipërisë në Serbi (VIDEO) - 12/10/2025
- Ekipi shqiptar zbarkon në tokën serbe, qindra forca policia presin skuadrën kuqezi në Nish/ FOTO - 10/10/2025
- Prej kohësh në konflikt për pronat, çfarë deklaronte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dy vite më parë, Gjon Shkambi: Jemi pronarë të… - 06/10/2025