Ministria e Mbrojtjes në Rusi raporton se nëndetëset e saj bërthamore lëshuan disa raketa ‘cruise’ në Arktik, si pjesë e një stërvitje ushtarake që Moska po zhvillon për të treguar gatishmërinë për një konflikt të mundshëm në ujërat e ngrira të veriut.
Stërvitjet ushtarake “Umka 2022” po zhvillohen në detin Chukchi, në lindje të ngushticës së Oqeanit Arktik që ndan Rusinë nga shteti amerikan i Alaskës.
Rusia e sheh territorin e saj të gjerë Arktik si një interes jetik strategjik dhe ka vite që po ndërton kapacitetet e saj ushtarake në rajon, duke vënë në alarm Perëndimin. /javanews


Latest posts by Pena Albania (see all)
- Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego - 26/06/2026
- Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh - 26/06/2026
- Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin - 26/06/2026