Partia Demokratike përveçse me dy grupime tashmë është e ndarë dhe me dy seli të ndryshme. Pas vendimit të Apelit, Enkelejd Alibeaj bashkë me grupin e deputetëve të tij, kanë zgjedhur të marrin ambiente të reja zyrash.
Nga fotot shihet që në hyrje është vendosur dhe logoja dhe emri i Partisë Demokratike, dhe selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit.
Kujtojmë se KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por jo me logon e PD.

Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026