Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka përfunduar takimet e veçanta me kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Tani pritet takimi trepalësh ndërmjet liderëve të Kosovës e Serbisë me përfaqësuesit e Bashkimit Europian.
Bashkë me Borrell është edhe i deleguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Shtetet më të rëndësishme perëndimore i kanë kërkuar të dy palëve që të arrijnë dakordësinë për planin evropian, madje për këtë kanë premtuar benefite politike e ekonomike për të dy palët./kosovapress
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026