Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u mblodh Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për vijimin e mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe të 15 deputetëve të opozitës për kërkesën e tyre për mocion “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.
Në mbledhje u vendos që brenda një periudhe dyjavore , relatorët e çêshtjes të përgatisin raportin e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për tia kaluar për shqyrtim seancës plenare.
/pena.al
- “Nuk rri më shtrirë në shtrat dhe ndjek garat”: detaje mbi shëndetin e Schumacher - 26/01/2026
- “Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm - 26/01/2026
- “Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta - 26/01/2026