Kryeministri Edi Rama thotë se është përmbyllur me sukses faza e parë e garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se nga 86 aplikimet e 41 studiove, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e përmbylljes me sukses të fazës së parë të garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026