Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje.
Raportohet se ndaj Artur Bushit janë bërë 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:
-Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.
-Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
-Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.
Në lidhje me procedimet penale rezulton se për një procedim penal është vendosur të dërgohet në Gjykatë me kërkesë për pushim (pa persona të regjistruar në regjistrin e procedimeve penale).
Dy procedime penale të tjera janë në fazën e hetimit dhe emri i Artur Bushi deri në këtë fazë të hetimit, nuk është i regjistruar në regjistrin e procedimeve penale.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026