16.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Tensionohet situata, avioni rus përplaset me dronin amerikan mbi Detin e Zi

Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues amerikan mbi Detin e Zi, duke detyruar SHBA-në të rrëzojë dronin, thotë ushtria amerikane.

Sipas njoftimit të ushtrisë amerikane, droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur dy avionë rusë u përpoqën ta neutralizohen atë.

“Veprimi i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e një prej avionëve luftarakë dhe dronit”, thuhet në njoftimin e Ushtrisë amerikane.

Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi ujërat ndërkombëtare. Helika e dronit u dëmtua dhe droni u ul në Detin e Zi, në perëndim të Krimesë, thotë zyrtari i mbrojtjes amerikane.

Avioni rus SU-27 ishte nisur drejt Krimesë dhe zbarkoi atje pas këtij incidenti, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur ndonjë dëmtim në “bishën” ajrore ruse.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x