Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar tkurrjen e popullsisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku ka shkruar se 7% e të larguarve janë të rinj, teksa ka shtuar se qeveria refuzon të pranojë realitetin.
Postimi i plotë:
Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe fatkeqësisht sot po largohen të rinjtë dhe forca aktive e punës.
7.% e të larguarve janë të rinj, pjesë e shtresës së mesme të arsimuar e pjesë e një grupi të jashtëzakonshëm që duhej të ishte forca kryesore për ndryshim.
Varfërimi i Shqipërisë nis që nga momenti i braktisjes së vendit nga rinia dhe nga plakja e shpejtë.
Shifrat për krizën demografike janë aty përpara syve të çdokujt, përpara tavolinës së qeverisë që refuzon të pranojë realitetin.
Shkaqet e emigrimit mbeten të njëjta prej mbi 10 vjet; korrupsioni, mungesa e lirisë ekonomike, zhdukja e mobilitetit social.
Ilaçi për sëmundjen e emigracionit mbetet lufta kundër korrupsionit, tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia.
Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri europiane nëse minojmë demokracinë dhe tregun e lirë, nëse subvencionojmë korrupsionin dhe mbështesim kleptokracinë.
Sot sfida më e madhe që ka ekonomia shqiptare, që po i humb çdo ditë mundësitë është emigracioni, sot sfida kryesore që ka politika është emigracioni!
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025